Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është takuar me komandantin e KFOR-it në Kosovë, Franco Federici.
Në takim ka marrë pjesë edhe Shefi i Misionit të EULEX-it në Kosovë,Tomas Szunyog.
Lajçak gjatë qëndrimit në Kosovë dje është takuar me kryeministrin Albin Kurti, ndërsa sot është takuar me liderët e partive politike.