Përfundon takimi Lajçak-Abdixhiku në LDK

Aktuale

Përfundon takimi Lajçak-Abdixhiku në LDK

Më: 16 shtator 2021 Në ora: 13:04
Lajçak në LDK

Ka përfunduar takimi ndërmjet emisarit special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak dhe kryetarit të LDK-së Lumir Abdixhiku.

Pas takimit të mbajtur në selinë e Lidhjes Demokratike të Kosovës, asnjëra palë nuk është deklaruar për media.

Lajçak ndodhet për vizitë treditore në Kosovë. Diplomati sllovak dje është takuar me kryeministrin Albin Kurti, ndërsa sot po vazhdon takimet me krerët e tjerë institucionalë dhe të partive politike.

Para LDK-së ai është takuar edhe me përfaqësues të PDK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat