FSK në Mbretërinë e Bashkuar për garën e njohur “Cambrian Patrol”

Aktuale

FSK në Mbretërinë e Bashkuar për garën e njohur “Cambrian Patrol”

Më: 16 shtator 2021 Në ora: 13:21
FSK

Ministria e Mbrojtjes bën të ditur se pas përgatitjeve intensive dhe tejet sfiduese, ekipi i FSK-së udhëtoi sot për në Mbretërinë e Bashkuar për të marrë pjesë në garën e famshme “Cambrian Patrol 21”.

Gara e njohur ndërkombëtare “Cambrian Patrol 21” është një ndër garat ushtarake më të njohura në botë ku marrin pjesë mbi 100 ekipe nga ushtritë e mbarë botës.

“Komandot e FSK-së pritet që të na përfaqësojnë në mënyrë dinjitoze dhe të kthehen me rezultate shumë të larta nga kjo sfidë”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat