Gashi në hapjen e fushatës zgjedhore: Programi jonë ofron zgjidhje për çdo problem

Aktuale

Gashi në hapjen e fushatës zgjedhore: Programi jonë ofron zgjidhje për çdo problem

Më: 16 shtator 2021 Në ora: 20:13
Arben Gashi

Lidhja Demokratike e Kosovës ka hapur edhe zyrtarisht fushatën për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Por, ndryshe prej herëve të tjera kësaj here fushata e LDK-së, do të jetë në mënyrë digjitale, për shkak të situatës me Covid-19.

Hapjen e fushatës e ka bërë shefi i Shtabit Zgjedhor të LDK-së, Arben Gashi.

Ai ka thënë se LDK-ja qytetarët i ka dëgjuar me vëmendje dhe ka një program për ta.

Programi jonë ofron zgjidhje për çdo problem. Zgjedhjet na vijnë ndryshe, shoqëria jonë është goditur nga pandemia. Ne kemi propozuar shkurtimin e fushatës duke kaluar nga ajo konvencionale në atë digjitale”, ka thënë Gashi.

Jeta nuk ndodhë në ndërtesën 15 katëshe ku rrin Qeveria, pra ata aty rrin”, ka shtuar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat