Qehaja: Tarifa më mirë të hiqet për parashkollorët se për studentët

Aktuale

Qehaja: Tarifa më mirë të hiqet për parashkollorët se për studentët

Më: 17 shtator 2021 Në ora: 23:16
Foto ilustrim

Rinor Qehaja, nga Instituti “EdGuard”, ka thënë se ndonëse heqja e tarifës për arsimin e lartë publik është një lajm i mirë për studentët, më në favor do të ishte heqja e saj për parashkollorët.

Qehaja ka thënë se pjesëmarrja e parashkollorëve në institucionet përkatëse është e vogël edhe për shkak të pagesës.

“Më në favor do të ishte heqja e tarifës për parashkollorët, sepse pjesëmarrja është subjekt në veçanti i pagesës. Parashkollorët mungojnë në masë të madhe në sistemin parashkollor për shkak të pagesës. Do të kishte një impakti më të madh socio-ekonomik nëse do të ofrohej për parashkollorët”, ka thënë Qehaja.

Sipas tij, ky vendim ndonëse vjen në kohë fushate dhe mund të bëhet për përfitime elektorale, është e rëndësishme të gjykohet si përfitim për studentët dhe të analizohet impakti i tij në studime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat