Qeveria tregon numrin e të vaksinuarëve me dy doza kundër CoVID-19

Aktuale

Qeveria tregon numrin e të vaksinuarëve me dy doza kundër CoVID-19

Më: 19 shtator 2021 Në ora: 18:22
Foto ilustrim

Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se deri tani mbi 440.000 mijë qytetarë janë vaksinuar me dy doza apo 35% e popullatës së rritur mbi 18-vjeç.

Në një postim në Facebook thuhet se procesi i vaksinimit po vazhdon ndërkohë që numri i rasteve të reja ka pësuar rënie të ndjeshme.

“Nga sot kemi nën 10.000 raste aktive, për herë të parë pas 15 gushtit, kurse sot pozitivitet i rasteve të reja është vetëm 2.98%, më i ulëti që nga 2 gushti”, thuhet në postim.

Ndryshe, në 24 orët e fundit në vendin tonë janë konfirmuar 10 viktima si pasojë e sëmundjes infektive. Që nga shpërthimi i epidemisë në mars 2020, Kosova ka regjistruar mbi 158 mijë raste pozitive, prej tyre 2.899 persona kanë vdekur.

Postimi i plotë:

Deri tani mbi 440.000 mijë qytetarë janë vaksinuar me dy doza apo 35% e popullatës së rritur - mbi 18 vjeç. Procesi i vaksinimit po vazhdon dhe me këtë ritëm jemi në rrugë të mbarë që të tejkalojmë cakun prej 60% të popullatës së rritur deri në fund të vitit.

Ndërkohë, këtë javë numri i rasteve të reja ka pësuar rënie të ndjeshme, sikurse edhe rasteve të hospitalizuara. Nga sot kemi nën 10.000 raste aktive, për herë të parë pas 15 gushtit, kurse sot pozitivitet i rasteve të reja është vetëm 2.98%, më i ulëti që nga 2 gushti.

Familjeve të viktimave nga COVID-19 u shprehim ngushëllimet më të sinqerta.

Le të vazhdojmë me kujdes, duke i respektuar masat dhe duke u vaksinuar. Bashkë ia dalim!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat