Aksioni në veri/ Naim Maloku: O Albin Kurti!

Aktuale

Aksioni në veri/ Naim Maloku: O Albin Kurti!

Nga: N.Sh Më: 20 shtator 2021 Në ora: 11:40
Naim Maloku

Edhe gjenerali Naim Maloku ka reaguar pas aksionit të Policisë së Kosovës dhe vendimit të Qeverisë për ndalimin e veturave me targa serbe të hyjnë në Kosovë.

Maloku përmes një postimin në Facebook, i drejtohet kryeministrit Kurti se problem nuk janë vetëm targat e automjeteve.

Sipas tij, hajnia, korrupsioni, nepotizmi, haraçi, fajdet e sistemi i drejtësisë i degraduar, shëndetësia e arsimi janë problemet e Kosovës.

Ai pyet se si është e mundur në një vend të varfër të ketë kaq shumë politikanë aq të pasur?

Sipas tij, nuk mundet me i mbajt njësitë elitë të policisë përjetësisht në Jarinje.

Postimi i plotë:

O Albin Kurti!

Problemi i Kosovës nuk janë targat e automjeteve.

Hajnia, korrupsioni, nepotizmi, haraçi, fajdet, sistemi i drejtësisë  i degraduar, shëndetësia në kolaps dhe arsimi askund  këto janë problemet e Kosovës.

Si është e mundur që në një vend aq të varfër të ketë politikanë aq të pasur? Në këtë pyetje duhet dhënë përgjigje nga Drejtësia.

Vetëdijesimi i qytetarëve e ndalë importin e produkteve Serbe e jo doganat.

S’mundesh me i mbajt njësitë elite të policisë, përjetësisht, në Jarinje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat