Vitia do të takohet me kryetarët e komunave, diskutojnë për masat e reja

Aktuale

Vitia do të takohet me kryetarët e komunave, diskutojnë për masat e reja

Më: 23 shtator 2021 Në ora: 11:05
Arben Vitia

Asociacioni i Komunave të Kosovës sot do të mbajë takim me ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia për të diskutuar mbi masat e reja.

Kryetari i këtij asociacioni, Sazan Ibrahimi, ka konfirmuar takimin, i cili do të fillojë nga ora 14:00.

Masat aktuale janë në fuqi deri më 26 shtator derisa mësimi është planifikuar të fillojë kur të shfuqizohen këto masa.

Megjithatë, Vitia para Komisionit për Shëndetësi tha se rekomandimi i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike është që masat aktuale të vazhdojnë të mbesin në fuqi edhe pas datës 26 shtator.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat