40 pacientë me Covid-19 në gjendje të rëndë

Aktuale

40 pacientë me Covid-19 në gjendje të rëndë

Më: 24 shtator 2021 Në ora: 10:00
Ilustrim

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar se në klinikat Covid-19 në QKUK janë duke u trajtuar 421 pacientë me Covid-19.

Prej tyre 40 janë të rëndë, ndërsa 347 me oksigjeno-terapi.

Njoftimi i ShSKUK-së:

Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, trajtim mjekësor nga COVID-19 po marrin 421 pacientë.  Prej tyre  347 me oksigjeno-terapi dhe 40 në gjendje të rënduar shëndetësore në mjekim intensiv mjekësor.

Numri i pacientëve sipas klinikave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme

Klinika Infektive, 75 pacientë

Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive), 41 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 62 pacientë

Mjekimi Intensiv COVID-19 dhe  Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive 20 pacientë

Klinika e Gjinekologjisë,1 paciente

Klinika e Pediatrisë, 1 pacient

Spitali i Prizrenit, 32 pacientë

Spitali i Gjakovës, 27 pacientë

Spitali i Pejës, 72 pacientë

Spitali i Gjilanit, 36 pacientë

Spitali i Vushtrrisë, 4 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 21 pacientë

Spitali i Ferizajt, 29 pacientë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat