647 gjoba për mosrespektim të masave kundër COVID-19

Aktuale

647 gjoba për mosrespektim të masave kundër COVID-19

Më: 25 shtator 2021 Në ora: 09:31
Ilustrim

Gjatë 24 orëve të fundit Policia e Kosovës ka shqiptuar 647 gjoba për shkelësit e masave kundër COVID-19.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, të premten kumtoi masat e reja që pritet të hyjnë në fuqi nga e hëna.

Maskat mbesin në fuqi, gjithashtu edhe mosgrumbullimi i njerëzve, ndërsa gastronomia lejohet të punojë në 50 për qind të hapësirës së brendshme për personat e vaksinuar dhe ata që kanë test negativ.

Shkollat dhe çerdhet janë hapur ndërsa ora policore mbetet në fuqi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat