Publikohet mosha e 8 viktimave nga Covid-19 në Kosovë

Aktuale

Publikohet mosha e 8 viktimave nga Covid-19 në Kosovë

Më: 25 shtator 2021 Në ora: 16:00
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë sot ka informuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 8 persona që kanë qenë të prekur me Covid-19, ndërsa janë konfirmuar edhe 88 raste të reja. Siç ka informuar MSh, gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 5 gra dhe tre burra.

Sipas ministrisë, një viktimë është e moshës 40-49 vjeç, dy viktima të moshës 50-59 vjeç, dy viktima të moshës 60-69 vjeç, dy viktima të moshës 70-79 vjeç dhe një viktimë e moshës mbi 80 vjeç.

Gjatë 24 orëve të fundit, dy viktima janë regjistruar në komunën e Prizrenit dhe nga një viktimë në komunat: Kaçanik, Ferizaj, Prishtinë, Kamenicë, Gjakovë dhe Suharekë.

“Sot janë shëruar 651 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 152.062. Në total numri i rasteve aktive është 4.800.”, ka informuar MSh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat