Hoxhaj: SHBA dhe BE duhet të reagojnë ndaj agresionit serb

Aktuale

Hoxhaj: SHBA dhe BE duhet të reagojnë ndaj agresionit serb

Më: 25 shtator 2021 Në ora: 18:27
Enver Hoxhaj

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se mbështet plotësisht vendimin e qeverisë për targat e makinave, duke shtuar se SHBA dhe BE duhet të reagojnë ndaj këtij agresioni të Serbisë të ndërmarrë me mbështetjen e Rusisë.

Hoxhaj, ka thënë se derisa ishte në qeveri, ka mbështetur reciprocitetin me Serbinë. veçanërisht, siç u shpreh ai, kur ata nuk arritën të respektonin marrëveshjet e Brukselit.

“Kur isha në Qeveri, unë mbështesja reciprocitetin me Serbinë, veçanërisht kur ata nuk arritën të respektonin marrëveshjet e Brukselit! Tani si deputet i opozitës, unë gjithashtu mbështes plotësisht vendimin e drejtë të Qeverisë për targat e makinave. SHBA dhe BE duhet të reagojnë ndaj këtij agresioni të Serbisë të ndërmarrë me mbështetjen e Rusisë”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat