Kjo është mosha e 5 viktimave të reja nga Covid-19 në Kosovë

Aktuale

Kjo është mosha e 5 viktimave të reja nga Covid-19 në Kosovë

Më: 26 shtator 2021 Në ora: 15:49
Foto ilustrim

5 viktima janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë.

Viktima më e re gjatë kësaj kohe është një grua e moshës 40-49 vjeçare nga Klina.

Pastaj një grua e moshës 60-69 vjeçare nga Prizreni, një grua e moshës 70-79 vjeçare nga Mitrovica, një grua mbi 80 vjeç nga Skenderaj dhe një burrë mbi 80 vjeç nga Prishtina.

Image

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar edhe 77 raste të reja të infektuara me COVID-19.

2 nga rastet e reja të infektuara janë të moshës 0-9 vjeçare, 11 raste të moshës 10-19 vjeçare, ndërsa 13 të moshës 20-29 vjeçare.

Edhe sot Prishtina ka regjistruar më së shumti raste të reja të infektuara, gjithsej 22, pastaj Podujeva 8.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat