Situata aktuale në Jarinje

Aktuale

Situata aktuale në Jarinje

Më: 26 shtator 2021 Në ora: 20:57
Foto nga vendi i ngjarjes

Janë bërë një javë që nga vendosja masave të reciprocitetit ndaj automjeteve me targa të Serbisë që hyjnë në Kosovë.

Sonte situata në këtë pikë kufitare Kosovë-Serbi është e qetë dhe se sot numri i protestuesve është më i vogël, derisa rruga vazhdon të mbetet e bllokuar.

Të hënën, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që shoferët nga Serbia, me të hyrë në Kosovë, t’i ndërrojnë ose mbulojnë targat e tyre dhe të marrin regjistrim të përkohshëm të Kosovës.

Me këtë vendim, Qeveria e Kosovës ka thënë se ka vendosur masën e reciprocitetit për targat e Serbisë, pasi një gjë të ngjashme Serbia e ka aplikuar për veturat nga Kosova për më shumë se dhjetë vjet.

Jarinja dhe Bërnjaku, dy vendkalimet kufitare në veri të Kosovës – ku popullsia është shumicë serbe – janë bllokuar nga banorët lokalë që e kundërshtojnë vendimin për reciprocitet.

Atje janë vendosur njësitë speciale të Policisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat