Rasti i Marigona Osmanit, autopsia pranë përfundimit

Aktuale

Rasti i Marigona Osmanit, autopsia pranë përfundimit

Më: 28 shtator 2021 Në ora: 20:47
Marigona Osmani

Raporti i autopsisë për rastin e Marigona Osmanit pritet të finalizohet në fillim të javës së ardhshme.

Sipas përgjigjes nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, raporti tashmë është në kompletimin e tij përfundimtar.

Ndërkaq për këtë shkak edhe nuk është dorëzuar ende as në Prokurorinë Themelore në Ferizaj, e as familjes Osmani. Sipas përfaqësuesit të familjes së 18 vjeçares së vrarë të premten njëri nga ekspertët ka kërkuar analiza shtesë.

Përveç pritjes së raportit, avokati Gazmend Rexhepi pritet që ta dorëzojë edhe një kërkesë që me rastin të merret Prokuroria Speciale. Sipas tij, kjo po bëhet për shkak të mënyrës së trajtimit të veprave të kaluara të të dyshuarit kryesorë për këtë rast, Dardan Krivaqës e i cili, sipas Rexhepit,  në momentin kur ka kryer krimin do të duhej të ishte duke vuajtur dënimin, i cili do të duhej të zgjaste të paktën deri në tetor të vitit të ardhshëm.

Përveç Dardan Krivaqës në cilësinë e të dyshuarit paraburgimi iu vazhdua edhe Arbër Sejdiut deri më 21 nëntor të këtij viti.

Marigona Osmani dyshohet se ishte vrarë duke u keqtrajtuar para më tepër se një muaji, dhe ishte lënë në spital pa shenja jete nga Arbër Sejdiu dhe Dardan Krivaqa, me të cilin ishin duke bashkëjetuar për disa muaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat