Serbët largojnë edhe tendat nga Jarinja

Aktuale

Serbët largojnë edhe tendat nga Jarinja

Nga: G.B Më: 2 tetor 2021 Në ora: 14:30
Jarinje

Sot ka nisur zbatimi i marrëveshjes së arritur në Bruksel në mes të Kosovës dhe Serbisë për reciprocitetin për targat.

Në pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak ku rrugët ishin bllokuar prej 12 ditësh, tashmë janë hequr barrikadat, shkruan Bota sot.

E pas kamionëve që janë larguar dhe atij të fundit me mbishkrimin "Mirësevini në Asociacion", serbët kanë filluar edhe heqjen e tendave.

Aty ata kanë qëndruar për kaq ditë me radhë dhe tani i kanë larguar edhe tendat./BS/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat