Dy persona kanë vdekur si pasojë e Covid-19 në Kosovë, në 24 orët e fundit, përcjell Bota sot.
Sipas IKSHPK-së, janë shënuar 38 raste të reja dhe janë shëruar 185 persona.
Njoftimi i plotë:
05 Tetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 8.777 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.388.583 doza të vaksinës.
Deri më sot 573.312 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 3.285 testime, 38 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 2 raste të vdekjes.
Sot janë shëruar 185 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 155.379. Në total numri i rasteve aktive është 1.895
Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:
https://datastudio.google.com/.../2e546d77.../page/MT0qB
Mbani maskat!
Respektoni distancën!
Mbani higjienën!
