​Macron shpjegon situatën e ndërlikuar të Samitit për Ballkanin

Aktuale

​Macron shpjegon situatën e ndërlikuar të Samitit për Ballkanin

Më: 6 tetor 2021 Në ora: 18:18
Emmanuel Macron

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron në përfundim të samitit të Brdo në Slloveni foli për një situatë komplekse në Ballkan.

Macron iu referua problemeve mes Kosovës dhe Serbisë, por dhe përplasjeve mes Maqedonisë Veriore dhe Bullgarisë.

“Patëm një diskutim shumë të mirë sot për Ballkanin dhe perspektivën e integrimit. Situata sot paraqitet shumë e komplikuar mes shumë vendeve të Evropës. Situata mes Serbisë dhe Kosovës, dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit duket shumë kompleks. Kemi kaluar disa momente me drejtuesit e vendeve dhe kancelaren. Gjithashtu sot kemi diskutuar për situatën mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, siç e dini. Duhet të përparojmë mbi këtë temë por qëllimi ynë është të mundemi t’u ri-japim një perspektivë Ballkanit që janë të gjithë në Evropë”, u shpreh presidenti francez.

Sipas Macron, Ballkani sot po “përballet me një farë rikthimi prapa të historisë dhe tensione të mëdha”.

“Ne duhet t’u përgjigjemi me angazhim politik dhe më shumë vëmendje për të mundësuar integrim më të madh tregtar dhe njerëzor në rajon dhe të kemi një politikë për një qasje të përbashkët për trajtimin e minoriteteve që është një temë që i përket gjithë rajonit”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat