Hekuran Murati jep lajmin e fundit për rritjen ekonomike për 2021

Aktuale

Hekuran Murati jep lajmin e fundit për rritjen ekonomike për 2021

Më: 6 tetor 2021 Në ora: 19:27
Hekuran Murati

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka treguar se në raportin më të fundit të Bankës Botërore, vlerësimi i rritjes ekonomike për vitin 2021 është rishikuar dhe se tani do të jetë 7.1% e jo 4%.

Murati ka shtuar se: “Rritjen ekonomike prej 7.9% për vitin 2021 e kemi projektuar qysh para 4 muajsh, kur kemi përgatitur buxhetin e rishikuar. Dhe pakkush e ka besuar se një gjë e tillë ishte e mundshme”.

Sipas shefit të kuletës së shtetit, me doemos duhet të bëhet një rivlerësim për rritjen ekonomike pas ndryshimeve të fundit.

Megjithatë, që nga projeksioni ynë i para 4 muajve, situata ka ndryshuar përtej vlerësimeve tona fillestare, marrë parasysh aktivitetin e lartë ekonomik në tremujorin e tretë. Andaj na duhet të bëjmë një projeksion të ri për të përfshirë edhe të dhënat më të fundit, që doemos e vendosë rritjen ekonomike në terren dyshifror” shkruan Hekuran Murati në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat