Këto janë ‘të mirat’ dhe ‘të këqijat’ e Samitit të Sllovenisë! Është hera e parë që Spanja...

Aktuale

Këto janë ‘të mirat’ dhe ‘të këqijat’ e Samitit të Sllovenisë! Është hera e parë që Spanja...

Nga: N.Sh Më: 6 tetor 2021 Në ora: 20:15
Albin Kurti dhe Janez Jansha, Foto: ©Government Communication Office of Slovenia

Drejtori i Institutit EPIK, Demush Shasha, përmes një postimi në Facebook, ka treguar ‘të mirat’ dhe ‘të këqijat’ e Samitit të Sllovenisë.

Ai, si gjë të mirë e përmend zbutjen e qëndrimit të Spanjës, e cila për herë të parë merr pjesë në të njëjtin takim ku është ulur edhe kryeministri i Kosovës.

Ai shton se, Ballkani është ende prioritet, derisa lëvizja e lirë sipas tij, ka pasur progres.

Shasha shkruan se Kosova është prioritet për BE-në vetëm në kuptimin e dialogut me Serbinë.

Derisa për të këqijat ai shprehet se, është konfirmuar status-quoja.

Dhe sipas tij, liberalizimi i vizave nuk është as temë.

Postimi i plotë:

Çfarë janë “të mirat” dhe “të këqijat” e Samitit të sotëm?

Të mirat:

- Ballkani është ende prioritet. Është puna e madhe që 27 liderë të bllokut më të fuqishëm politik dhe ekonomik në botë të ndajnë një ditë të terë për të diskutuar 6 vende të vogla të Ballkanit.

- Zbutja e qëndrimit të Spanjës. Kjo ishte hera e parë që Spanja ka marr pjesë fizikisht në të njëjtin takim ku është ulur edhe Kryeministri i Kosovës. Është herët për të bërë ndonjë gjë të madhe nga kjo, sdq është zhvillim pozitiv.

- Liria e lëvizjes ne Ballkan: Ka pasur progres në dakordimin e katër marrëveshjeve të cilat do të siguronin lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe bizneseve në Ballkan, pasi që edhe Kurti dhe Vuçiqi folën me terma pajtues për këtë çështje. Marrëveshjet nuk janë nënshkruar, por progres ka pasur në negocimin e tyre.

- Kosova është prioritet për BE-ne. Por vetëm në kuptimin e dialogut me Serbinë. Rrjedhimisht, arritja e marrëveshjes për targa u cilësua i “marrëveshje e shkëlqyeshme”.

Të këqijat:

- Është konfirmuar status-quoja. Nuk ka asnjë fjalë optimizmi për përshpejtimin e procesin të zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor. Hapja e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut mbetet të shqyrtohet pas zgjedhjeve në Bullgari.

- Liberalizimi i vizave nuk është as temë. Përveç Komisionerit për Zgjerim, askush tjetër nuk ka përmend çështjen e liberalizimit të vizave nga ana e BE-së. Pak a shumë kjo çështje ka kaluar nga e pa rëndësishme në inegzistente. E kuptueshme deri në një masë për shkak rrethanave të pandemisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat