Kurti u bën thirrje për këtë udhëheqësve skeptik të BE-së

Aktuale

Kurti u bën thirrje për këtë udhëheqësve skeptik të BE-së

Më: 6 tetor 2021 Në ora: 20:41
Samiti ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në Samitin ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor, në Brdo të Sllovenisë, u ka bërë thirrje anëtareve skeptike të BE-së që të pranojnë përparimin në Kosovë.

Si dhe të marrin vendim pozitivë për liberalizimin e vizave.

Në fjalën e tij në sesionin plenar, Kurti tha se Republika e Kosovës ka një qeveri demokratike dhe stabilitet institucional.

Duke theksuar se kanë kaluar mbi tre vjet që kur Komisioni Evropian rekomandoi liberalizimin e vizave për Kosovën për herë të dytë, kryeministri u bëri thirrje udhëheqësve skeptikë në BE që të pranojnë përparimin në Kosovë dhe të heqin regjimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat