Gërvalla flet për shkarkimin e 12 ambasadorëve

Aktuale

Gërvalla flet për shkarkimin e 12 ambasadorëve

Më: 8 tetor 2021 Në ora: 21:26
Donika Gërvalla

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka folur për gjendjen në të cilën gjendet diplomacia e jashtme e vendit, pas rastit të shkarkimit të 12 ambasadorëve.

Ajo në Rubikon, u shpreh se vendimi për shkarkim, ishte akt në mesin e reformave që pati nisur MPJD-ja, dhe se funksioni i tillë i ambasadorëve ishte i jashtëligjshëm.

”Reformat në MPJ nuk kanë nisur me shkarkimin e 12 ambasadorëve politikë, ky ka qenë njëri ndër hapat që kemi ndërmarrë. Sepse reformat që janë nisur në MPJD, janë të shumëllojshme”.

”Janë shkarkuar 12 ambasadorët politikë, sepse kanë qenë në disproporcion me ligjin tonë. Janë shkarkuar të gjithë për një herë, sepse në momentin që ke tejkaluar kuotën ligjore, atëherë i ke të gjithë të jashtëligjshëm”.

”Pra, 12 ambasadorët politikë sepse kemi konsideruar se është shkelur ligji i shërbimit të Jashtëm politik. Në ndërkohë është bërë përzgjedhja e ambasadorëve”.

”Detyra jonë nuk ka qenë që të tregojmë që mund brenda javës të zgjedhim njerëzit për ambasadorë. Detyra jonë është që me kujdes të kemi të zgjedhur përfaqësuesit tanë”.

”Ne i kemi përzgjedhur ambasadorët me shumë kujdes dhe nga lista që kemi përzgjedhur, rezulton se ambasadorët që kemi përzgjedhur janë përzgjedhur jashtë saj që ka ndodhur në të kaluarën”.

”Ky është një gjest që ata i ka nxjerrë faqebardhë nga detyra të cilën e kanë liruar, sepse ka treguar se s’ka pasur asgjë personale me asnjërin prej të emëruarve. 30 gushti nuk ka qenë ai që ne kemi thënë se do t’i zëvendësojmë”.

”Ne kemi thënë ju keni tre muaj kohë, për të liruar. Nuk mund të marrim ne individualisht ish-ambasadorin Gjergj Dedaj dhe t’i përgjithësojmë. Pres nga dikush që është ambasador i Republikës së Kosovës që kur e di që me 30 gusht i përfundon mandati i tij, pres të kryejë detyrën e tij”.

”Ata janë lajmëruar të gjithë, të gjithëve iu është lënë koha më 30 gusht, përveç ambasadorit Gjergj Dedaj i cili është larguar më herët”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat