A do ta shkarkojë Rakiqin? Deklarohet Kurti

Aktuale

A do ta shkarkojë Rakiqin? Deklarohet Kurti

Më: 14 tetor 2021 Në ora: 17:15
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se nuk e ka në plan ta shkarkojë ministrin për Komunitete dhe Kthim, Goran Rakiq, që doli kundër vendimit të Qeverisë që të luftojë kontrabandën në të gjithë vendin.

Të mërkurën, Rakiq e cilësoi aksionin që përfshiu edhe veriun e Kosovës si “Natë të Kristaltë” (pogromi i gjermanëve nazistë kundër çifutëve).

Pas kësaj dhe deklaratave tjera kundër shtetit të Kosovës, shoqëria civile e kërkoi shkarkimin e Rakiqit.

Megjithatë, në një aktivitet të Vetëvendosjes në Prizren, Kurti ka lënë të kuptohet se kjo s’do të ndodhë.

“Qeveria jonë me veprimet tona e ka godit nervin e çështjes e ky është luftimi i krimit të organizuar korrupsionit e kontrabandës. Përveç se po kemi sukses me hetimet tona intensive në të njëjtën kohë po ndodh një demaskim gjigant i Serbisë sa i përket përpjekjes së saj destruktive me strukturat saj ilegale në Kosovë. Qartazi ne jemi në rrugën e drejtë dhe pikërisht për shkak se ne jemi në rrugën e drejtë Serbia e Vuçiqi nuk po arrin t’i mobilizojë serbët kundër veprimeve të drejta e të ligjshme të qeverisë tonë. Ne kemi goditur nervin e çështjes. Çështja nuk është Rakiqi. Shkarkimi i tij do ta bënte çështje”, ka thënë Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat