Krasniqi: Të arriturat e Shtimes janë meritë e PDK

Aktuale

Krasniqi: Të arriturat e Shtimes janë meritë e PDK

Më: 15 tetor 2021 Në ora: 20:28
Foto nga takimi

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka qëndruar sot në Shtime ku me kandidatin për kryetar Naim Ismajli kanë takuar të rinjtë e këtij qyteti dhe personelin shëndetësor.

Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi thotë se zhvillimi dhe të arriturat e Shtimes janë meritë e Partisë Demokratike të Kosovës dhe Ismajlit që është kryetar aktualisht.

“Janë produkt i një qeverisjeje të mirë e transparente për kohë të gjatë dhe janë shpërblim për besimin e palëkundur të qytetarëve të Shtimes në zotimet dhe vizionin tonë.

Si gjithmonë e çdoherë, ata me 17 tetor do të votojnë numrin 177 për PDK-në dhe kryetarin Naim Ismajli, për të vazhduar punën e mirë e qeverisjen zhvillimore, edhe në mandatin e ri”, shkruan ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat