KQZ ka një sqarim të rëndësishëm

Aktuale

KQZ ka një sqarim të rëndësishëm

Më: 15 tetor 2021 Në ora: 21:01
Valmir Elezi

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi ka dhënë një sqarim për ata që duan të votojnë me kusht të dielën në zgjedhjet lokale.

Ai ka thënë se votimi me kusht është i mundshëm vetëm bredsa komunës ku jeni i regjistruar si votues.

Është e nevojshme të sqarojmë se votimi me kusht është i mundur për një votues vetëm brenda komunës ku ai është i regjistruar si votues.”, tha Elezi.

Ai ka treguar se votimi me kusht nuk është i mundur nga njëra komunë në tjetrën.

Pra, votuesi i një komune nuk mund të votojë në komunën tjetër. Për dallim nga Zgjedhjet për Kuvend në të cilat e gjithë Republika e Kosovës është një zonë zgjedhore, në Zgjedhjet Lokale çdo komunë është një zonë e veçantë zgjedhore dhe në vendvotimet e asaj zone ka fletëvotime vetëm të asaj komune.”, ka sqaruar Elezi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat