Arianit Koci: Qytetarët e Kosovës që po kalojnë për Serbi, po dënohen, fyhen dhe po merren në pyetje nga policia

Aktuale

Arianit Koci: Qytetarët e Kosovës që po kalojnë për Serbi, po dënohen, fyhen dhe po merren në pyetje nga policia

Nga: N.Sh Më: 16 tetor 2021 Në ora: 09:34
Arianit Koci

Avokati Arianit Koci, thotë se sipas informacioneve të tij, qytetarët e Kosovës që po kalojnë nëpër Serbi, po provokohen, ndalen dhe po dënohen nga Serbia.

Ai shkruan se disa prej tyre edhe po merret në pyetje nga policia serbe.

E krejt kjo po bëhet pas aksionit të fundit të policisë së Kosovës në veri.

Reagimi i Arianit Kocit:

Për propagandë, serbet janë mjeshtër.

Sipas informatave që po i pranoj - e shumë më kanë shkruar, kosovarët këto ditë, kur po kalojnë me vetura nëpër Serbi, po ndalën, po dënohen, po provokohen e fyhen, dhe në disa raste po merren në pyetje nga policia serbe.

Preteks janë kryesisht tabelat dhe aksionet e fundit të policisë tanë në veri, kundër kontrabandës.

Pse nuk po reagojnë mediat, qeveria dhe përfaqësuesit tanë diplomatik në Serbi?

Pse nuk po reagon Borell?

Po BE-ja?

Dobët, shumë dobët!

Shtetasi kosovar nuk po mbrohet nga askush!

Kemi qenë dhe jemi populli më i diskriminuar në Evropë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat