Analisti nga Amerika: BE-ja e ka humbur udhën në Kosovë

Aktuale

Analisti nga Amerika: BE-ja e ka humbur udhën në Kosovë

Nga: A.ZH Më: 16 tetor 2021 Në ora: 18:19
Josep Borrell

Njohësi i çështjeve politike në Amerikë Skënder Karaçica, ka kritikuar Bashkimin Evropian, që ka qortuar institucionet e Kosovës, për aksionin e fundit kundër kontrabandës në veri të vendit.

Karaçica, përmes një shkrimi të dërguar në “Bota sot”, ka thënë se BE-ja e ka humbur rrugën në Kosovë, duke dhënë deklarata si të “përgjumur” për ngjarjet në Kosovë.

Ai ka theksuar se BE duhet të përkrah aksionin ligjor të shtetit të Kosovës e jo të manipulojë me “politikën e ditës”, në veri, që sipas tij, është pika e zezë e krimit ekonomik.

Reagimi i tij i plotë:

BE e ka humbur udhën në Kosovë

BE tash sa vjet po kërkon nga vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Kosova, që të përmbushin pikën e referimit të programit për zgjerim se pa e përmbyll luftën kundër krimit ekonomik, të korrupsionit dhe të vijave të krimit, nuk ka vend debati për këto vende dhe hapja e udhës për ne BE!

BE u pati afruar ketë program vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Kosovës, tashti me rastin e luftimit të krimit në ekonomi dhe të korrupsionit me mjetet ligjore të shtetit, BE dhe zyrtarët e saj si të përgjumur dalin në Bruksel dhe japin deklarata zyrtare se aksioni i qeverisë Kurti në Prishtinë qenka (lexo:i njëanshëm dhe i pakoordinuar mirë)?!

BE harron se Mitrovica e Veriut është pjesë e pandarë e shtetit të Kosovës dhe pakica serbe është e instrumentalizuar nga qarqet zyrtare të Beogradit, kur e kur në pjesën veriore krimi ekonomik dhe të gjitha vijat tjera devijuese mund të shihen në pikë të ditës, ndonëse e kanë mbështetjen e presidentit Aleksandar Vuçiq.

BE duhet të përkrah aksionin ligjor të shtetit të Kosovës e jo të manipulojë me ,,politikën e ditës,,(sic!) në Mitrovicën e Veriut, që është bërë pika e zezë e krimit ekonomik dhe të fushave tjera të sigurisë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat