Radoniqi fton të gjithë qytetarët të ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese

Aktuale

Radoniqi fton të gjithë qytetarët të ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese

Më: 17 tetor 2021 Në ora: 07:27
Kreshnik Radoniqi

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, ka ftuar të gjithë qytetarët e vendit që të ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese për të votuar.

“Unë dhe bashkëshortja ime e shfrytëzuam të drejtën tonë për të votuar. Qendra e votimit është hapë në ora 07:00 dhe i gjithë procesi shkoi në rregull”.

“Ftoj të gjithë qytetarët që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese për të votuar. Po ashtu ftojë të gjithë partitë politike që të kontribuojnë në mbarëvajtjen e zgjedhjeve”, tha Radoniqi.

Radoniqi mes tjerash në deklarimin e tij për media pas votimit u urojë suksese të gjithë kandidatëve për kryetarë komune dhe asmbleistë.

Tutje Radoniqi bëri të ditur se rezultatet preliminare të zgjedhjeve lokale do të bëhen publike para mesnatës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat