Agim Bahtiri thyen heshtjen zgjedhore

Aktuale

Agim Bahtiri thyen heshtjen zgjedhore

Më: 17 tetor 2021 Në ora: 11:51
Agim Bahtiri

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, nuk ka respektuar heshtjen zgjedhore në ditën e zgjedhjeve lokale që po mbahen në Kosovë.

Pasi ka shfrytëzuar të drejtën e tij për të votuar, Bahtiri nuk ka pasur kujdes në deklaratat e tij para mediave, duke thyer kështu heshtjen zgjedhore.

Në fund të deklaratës së tij, Bahtiri ka thënë “..nga kryetari juaj dhe kryetari i ardhshëm i Mitrovicës”, duke aluduar kështu në veten e tij.

Kujtojmë se heshtja zgjedhore është obligim ndaj kandidatëve për kryetarë komunash dhe kandidatëve për Kuvend Komunal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat