Kërkesa e Vuçiqit për ndërkombëtarët rreth Kosovës

Aktuale

Kërkesa e Vuçiqit për ndërkombëtarët rreth Kosovës

Më: 17 tetor 2021 Në ora: 13:46
Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi sot se kishte vërejtje dhe bisedime jozyrtare, pas deklaratës së tij se “një faktor i huaj ishte përfshirë në ngjarjet në veri të Kosovës javën e kaluar dhe se ai nuk mund të fliste më saktë”.

Ai tha se kërkoi nga partnerët perëndimorë që të mos mbështesin siç i quajti “lëvizje të tilla të njëanshme dhe të papërgjegjshme nga Kosova”.

“Kishte vërejtje dhe biseda jozyrtare, por më mjaftoi që t’u them njerëzve që vetëm të lexojnë deklaratat e tyre, se ata nuk kanë pse të dëgjojnë atë që thashë”, tha ai.

Me këtë deklaratë, shefi i shtetit serb iu referua aksionit të së mërkurës në veri kundër kontrabandës me mallra, aksion ky që u zhvillua edhe në disa të lokacione të tjera të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat