​AKR fton qytetarët të votojnë

Aktuale

​AKR fton qytetarët të votojnë

Më: 17 tetor 2021 Në ora: 18:30
Pamje nga konferenca

Aleanca Kosova e Re (AKR) ka ftuar qytetarët të dalin të votojnë dhe të shfrytëzojnë minutat e fundit para mbylljes së vendvotimeve.

Në një konferencë për media, nënkryetari i kësaj partie Selim Pacolli ka thënë se ende nuk kanë dalë për të votuar një pjesë e madhe e qytetarëve.

Pacolli: Pjesa dërmuese e qytetarëve ende nuk kanë votuar

“Akoma nuk kanë dalë pjesa dërmuese e votuesve tonë për të votuar, andaj iu bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Prishtinës të ushtrojnë të drejtën sovrane për të votuar se dihet që vota e tyre është votë përcaktuese për katër vjetët e ardhshëm. Ju bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Prishtinës, edhe një orë e kemi afat që të dalim të votojmë në mënyrë masive që ne të nxjerrim qeverisjen lokale për katër vjetët e ardhshëm. Sipas një kronologjie e cila është bartë nga KQZ mund të them që janë komunat me shumicë serbe të cilët po ushtrojnë të drejtën e vet për të votuar, andaj ku po ngelim ne? Ju bëj ftesë që të gjithë qytetarët tonë, sidomos ata të komunës së Prishtinës të dalin të votojnë”, ka thënë Pacolli.

Edhe kandidati i AKR-së për kryetar Gëzim Mehmeti u ka bërë thirrje qytetarëve të Prishtinës t’u drejtohen kutive të votimit.

Mehmeti: Qytetarë të Prishtinës, votoni kandidatin më të mirë për kryeqytetin

“Qytetarë të dashur të Prishtinës, na kanë mbetur edhe pak minuta. Ju lus, të dilni të votoni për kandidatin më të mirë për qytetin e Prishtinës dhe kandidatët më të mrekullueshëm të qytetit. Ata do t’ju përfaqësojnë në katër vjetët e ardhshëm, ata do të mbrojnë interesat e juaja dhe do të jenë në shërbim tuaj”, tha Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat