Uran Ismaili falënderon qytetarët e bashkëpunëtorët

Aktuale

Uran Ismaili falënderon qytetarët e bashkëpunëtorët

Më: 18 tetor 2021 Në ora: 01:05
Uran Ismaili

Kandidati i PDK-së për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka postuar një status në Facebook ku ka falënderuar të gjithë qytetarët që i besuan në zgjedhje lokale.

Uran Ismaili ka rreth 21% të votave deri më tani, por që është vetëm në vendin e tretë pas kandidatëve të VV-së dhe LDK-së.

Gjithsesi, Ismaili thotë se një frymë e re doli sot në kryeqytet.

Falemnderit të gjithë qytetarëve, pa dallim, që sot dolën dhe votuan për qytetin tonë. Falemnderit nga zemra të gjithëve që besojnë në mua, për atë që unë përfaqësoj, dhe që ma treguan besimin e tyre. Sot, një frymë e re doli në pah në Prishtinë. Një mënyrë e re e të bërit politikë – që qytetarin e ka në qendër. Fara është mbjellë. Falemnderit ekipit tim, kandidatëve tanë, vullnetarëve tanë, si dhe anëtarëve e mbështetësve për punën dhe angazhimin e tyre të palodhur. Prishtina na bashkon”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat