Ja pse u bënë operacionet policore në veriun e Kosovës sipas Haradinajt

Aktuale

Ja pse u bënë operacionet policore në veriun e Kosovës sipas Haradinajt

Më: 19 tetor 2021 Në ora: 11:20
Albin Kurti dhe Ramush Haradinaj

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se operacionet e Policisë së Kosovës janë bërë qëllimshëm nga Qeveria për ta dorëzuar veriun e Kosovës.

“Operacionet janë bërë qëllimshëm për ta dorëzuar veriun, Kosova sot është më e dobët në rend dhe ligj pas këtyre operacioneve. Pse policia jonë duhet me u mbajt peng nga grupet kriminale, kur dy vjet më herët policisë tonë s’ka guxu askush me i dalë në rrugë”, ka thënë Haradinaj në seancën e Kuvendit.

Ai ka thënë se pas dy operacioneve policore, Kosova ka dalë më e dobët.

“Kemi parë dy operacione, pas këtyre operacioneve ka ndodhur dobësim i shtetit ligjor, besoj që të gjithë ata që janë të fushës mund ta bëjnë këtë vlerësim. Në dy raste, Kosova ka dalë e dobët”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat