Kush mori më së shumti vota në Marevc?

Aktuale

Kush mori më së shumti vota në Marevc?

Më: 19 tetor 2021 Në ora: 16:06
Ilustrim

Aleanca Kosova e Re e ka mposhtur Arben Vitinë e Lëvizjes Vetëvendosje në fshatin e lindjes së tij, pra në Marevc.

Sipas të dhënave tëKomisionit Qendror të Zgjedhjeve, banorët e fshatit Marevc të Prishtinës e kanë votuar më së shumti Gëzim Mehmetin e AKR-së. Ai në fshatin e lindjes së liderit të tij të partisë, Behgjet Pacolli arriti të marrë 34 vota.

Arben Vitia në fshatin e tij të lindjes e mori një votë më pak se kundërkandidati i tij nga AKR-ja. Vitia ishte i përzgjedhuri i vetëm 33 banorëve të këtij fshati.

Ndërkaq në shkollën “Fan Noli”, në Marefc të Prishtinës, Përparim Rama i Lidhjes Demokratike të Kosovës i mori 28 vota, i pasuar nga Uran Ismajli i Partisë Demokratike të Kosovës me 21 vota.

Ndërsa, Daut Haradinaj i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në këtë fshat mori vetëm 16 vota.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat