RTK dënohet me 2,000 euro, për këtë arsye

Aktuale

RTK dënohet me 2,000 euro, për këtë arsye

Më: 19 tetor 2021 Në ora: 16:11
Foto ilustrim

Komisioni i Pavarur i Mediave ka dënuar me dy mijë euro gjobë Radio Televizionin e Kosovës për mos identifikim të personave që kanë paguar transmetimin e spoteve politike dhe transmetimin e një hapësirë reklamuese të PDK-së, në të cilën shihet prezenca e fëmijëve, gjatë fushatës zgjedhore.

KPM në vendim e saj thekson se RTK ka qenë me kohë e informuar për dispozitat ligjore për mbulimin e fushatës zgjedhore.

“KPM bazuar në Raportin e monitorimit ka konstatuar se Pala përgjegjëse gjatë fushatës zgjedhore ka transmetuar spote politike cilat janë identifikuar si hapësira të sponsorizuar me pagesë dhe pa pagesë, por nuk janë identifikuar organizatat ose individët se nga kush janë të paguara apo të sponsorizuara. Duke vepruar në kundërshtim me nenin 49, paragrafi 6, të Ligjit Nr . 03 / L – 073 për Zgjedhjet, i cili përcakton se: “Transmetuesit përkujdesen që çdo pikë reklamuese politike të identifikohet qartë si e tillë dhe të tregojë qartë organizatën ose individin “përgjegjës për të”, sqaron KPM në shkeljen e parë të gjetur nga RTK.

KPM ka konstatuar se RTK gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale, ka transmetuar një spot politik të Partisë Demokratike të Kosovës në të cilën shihet prezenca e fëmijëve.

Sipas Kodit të Etikës nuk lejohet përdorimi dhe prezenca e fëmijëve në spotet e ndryshme promovuese të partive politike.

KPM bazuar në Raportin e dytë të monitorimit ka konstatuar se pala përgjegjëse gjatë fushatës zgjedhore ka transmetuar një pikë reklamuese politike e cila është e identifikuar si hapësirë e sponsorizuar nga subjekti politik Partia Demokratike Kosovës (PDK) në cilën shihet prezenca e fëmijëve, duke vepruar kështu në kundërshtim me nenin 9 paragrafi 7, të Kodit të Etikës KKPM – 2016 / 03”, thuhet në vendimin e Komisionit të Pavarur të Mediave.

RTK ka të drejtë ankesë brenda 30 ditëve për vendimin e KPM-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat