Ministrja e Arsimit jep një lajm të mirë

Aktuale

Ministrja e Arsimit jep një lajm të mirë

Më: 19 tetor 2021 Në ora: 18:32
Foto nga takimi

Ministraja e MASHTI-t, Arbëria Nagavci po vlerëson se Institucionet e Arsimit dhe Aftësimit Profesional në Kosovë janë përfituesit më të mëdhenj në nivel rajonal nga Fondi i financuar nga Banka Gjermane për Zhvillim- KfW.

Këtë lajm të mirë ma kumtuan një delegacion nga Konsorciumi që menaxhon fondet “Kosovo Challenge Fund” dhe “Regional Challenge Fund” të financuara nga Qeveria Gjermane përmes KfW-së, thuhet në njoftimin e ministres.

"Përmes këtyre fondeve synohet përkrahja e Arsimit dhe Aftësimit Profesional përmes granteve në një proces sfidues e konkurrues në nivel rajoni dhe nivel vendi. 

Institucionet në bashkëpunim me ndërmarrjet do kenë mundësinë të aplikojnë edhe në tri thirrje tjera që do shpallen nga nëntori–dhjetori i këtij viti duke vazhduar për tri vitet e ardhshme me mundësi vazhdimi.
Falenderova Qeverinë Gjermane dhe delegacionin nga Konsorciumi IPC-PLANCO-swisscontact-KPMG për përkrahjen e vazhdueshme në të gjithë sektorët me fokus në arsimin dhe aftësimin profesional."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat