Ja sa u votuan kandidatët e pavarur në Gjilan

Aktuale

Ja sa u votuan kandidatët e pavarur në Gjilan

Më: 19 tetor 2021 Në ora: 18:35
Ilustrim

Të dielën në Kosovë u zhvilluan zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Numri i qytetarëve që morën pjesë në këto zgjedhje nuk ishte i lartë.

Në këto zgjedhje dolën për të votuar vetëm 799.958 qytetarëve apo 42.50%

Vetëm në komunën e Gjilanit kanë votuar 43.643 persona nga 101.062 qytetarë me të drejtë vote.

Fitues i këtyre zgjedhjeve doli kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Albn Hyseni, shkruan "Bota sot".

Por për shkak të diferencës të vogël të votave, ai do të përballet në balotazh me kandidatin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Hazirin.

Ndërkaq, në këto zgjedhje përveç partive politike, kanë kandidiuar edhe dy kandidatë të pavarur, Gani Haziri dhe Lulzim Bexheti.

Kandidati i pavarur Gani Neziri është votuar nga 247 qytetarë të Gjilanit.

Kurse, kandidati tjetër i pavarur, Lulzim Bexheti është votuar nga 201 gjilanas.

Image
Pjesëmarrja në zgjedhje
Image
Pjesëmarrja në zgjedhje
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat