Gastronomët kërkojnë lirimin e masave kundër COVID-19, paralajmërojnë protesta

Aktuale

Gastronomët kërkojnë lirimin e masave kundër COVID-19, paralajmërojnë protesta

Më: 20 tetor 2021 Në ora: 18:16
Ilustrim

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës, ka mbajtur një takim me u.d ministren e Shëndetësisë, Dafina Gexha, për të diskutuar rreth masave antiCOVID.

Gastronomet kërkojnë që deri të premten të lirohen masat kundër COVID-19, në të kundërtën kanë paralajmëruar protesta.

Ky është njoftimi i plotë i gastronomëve:

Përfaqësuesit e Shoqatës sapo përfunduan takimin me UD - Ministren e Shëndetësisë, znj. Dafina Gexha, për të diskutuar rreth masave Anticovid.

Kërkesa jonë dhe presioni i vazhdueshëm që jemi duke e bërë që më shumë se një muaj është lirimi i masave që janë në fuqi.

Bashkërisht u zotuam dhe marrim përgjegjësi për respektimin e këtyre masave, me ç’rast edhe po e shohim që është evidente edhe nga gjendja e rehabilituar epidemiologjike që është tani.

Aktualisht, gjendja e sektorit tonë është shqetësuese dhe rrjedhimisht edhe durimi i gastronomëve është shtjerrur për të operuar njëjtë.

Masat pritet që do të lirohen gradualisht, mirëpo në rast se nuk do të ketë ndonjë ndryshim deri këtë të premte më dt. 22/10/2021 në Mbledhjen e Qeverisë, atëherë të Shtunën me dt. 23/10/2021 do të mblidhet Këshilli Drejtues i SHGK-së për të vendosur rreth shqyrtimit të protestës dhe padëgjueshmërisë së gastronomisë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat