Zëvendësministrja e Drejtësisë: Vettingu duhet të marrë mbështetjen e të gjithëve

Aktuale

Zëvendësministrja e Drejtësisë: Vettingu duhet të marrë mbështetjen e të gjithëve

Më: 20 tetor 2021 Në ora: 19:12
Nita Shala

Zëvendësministrja e Drejtësisë, Nita Shala, ka thënë se procesi i Vettingut i nisur nga ata duhet të marrë mbështetjen e të gjithëve, pasi sipas saj kjo është për të mirën e secilit qytetarët të vendit.

Ajo ka deklaruar kështu pasi u pyet se si do ta bindnin Listën Serbe për të votuar pro kalimit të draf-dokumentit për Vettingun në Kuvend, nëse do të kishin me këtë rast mbështetjen e të gjitha partive opozitare.

Realisht mendoj se duke qenë që gjyqësori na prek gjithë secilin prej nesh, mendoj që do të jetë një thirrje e ndërgjegjes së përgjithshme që do ta kuptojë rëndësinë dhe domosdoshmërinë ndërmarrjes së një nisme të tillë. Nuk do të kishim nevojë për proces Vettingu nëse do të kishim një gjyqësor që do të ishte i drejt për secilin prej nesh, per secilin nga qytetarët.

Qasja e Ministrisë së Drejtësisë është që bën sens për të mirën e përgjithshme që të angazhohemi të gjithë që këtë nismë ta qojmë deri në fund dhe të ketë sukses”, ka thënë ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat