AKI deklarohet për arrestimin e ish-punonjësit, ja çfarë bëri ai

Aktuale

AKI deklarohet për arrestimin e ish-punonjësit, ja çfarë bëri ai

Më: 21 tetor 2021 Në ora: 16:23
AKI

Prokuroria Themelore e Prishtinës njoftoi sot për arrestimin e një ish-punonjësi të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), nën dyshimet për zbulimin e informacioneve që kanë rrezikuar sigurinë e vendit. Bëhet fjalë për personin me inicialet M.K.

Pas njoftimit të Prokurorisë, për arrestimin e M.K., është deklaruar edhe AKI.

Duke rikonfimuar arrestimin e M.K., AKI njofton se “në kuadër të kompetencave të saj sipas Ligjit Nr. 03/L-063, Nenin 2 dhe Nenin 10, ka përfunduar procedurat e brendshme ndaj personit M.K dhe në përputhje me Nenin 25.2 të Ligjit për AKI ka njoftuar Prokurorin publik kompetent”.

Njoftimi i plotë i AKI-së:

Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) konfirmon njoftimin e lëshuar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, më datën 21.10.2021 lidhur me arrestimin e personit M.K.

AKI, në kuadër të kompetencave të saj sipas Ligjit Nr. 03/L-063, Nenin 2 dhe Nenin 10, ka përfunduar procedurat e brendshme ndaj personit M.K dhe në përputhje me Nenin 25.2 të Ligjit për AKI ka njoftuar Prokurorin publik kompetent.

Pavarësisht se nga kush cenohet siguria e Republikës së Kosovës, AKI mbetet e përkushtuar në zbatimin e mandatit dhe kompetencave të saj kushtetuese dhe ligjore, si dhe në përmbushjen e detyrave në shërbim të sigurisë së Republikës së Kosovës.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat