Bekim Jashari dënohet me 1800 euro gjobë

Aktuale

Bekim Jashari dënohet me 1800 euro gjobë

Më: 21 tetor 2021 Në ora: 17:11
Bekim Jashari

Kandidati për kryetar të Skenderajt, Bekim Jashari është dënuar me 1800 euro gjobë për thyrjen e heshtjes zgjedhore.

Ankesa e PDK-së për Listën e Pavarur-Bekim Jashari është pranuar nga PZAP.

PDK ka parashtruar ankesën në PZAP kundër subjektit Lista e Pavarur-Bekim Jashari ku pretendon se kandidatë për asamble komunale në komunën e Skenderajt si dhe aktivistë kanë bërë postime dhe shpërndarjen e materialeve zgjedhore në Facebook.

Paneli i PZAP-së ankesat e PDK-së i ka vlerësuar si të bazuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat