LVV në koalicion me LDK-në për këtë komunë?

Aktuale

LVV në koalicion me LDK-në për këtë komunë?

Më: 21 tetor 2021 Në ora: 23:46
Foto ilustrim

Visar Korenica, kandidat për kryetar të Rahovecit nga Lëvizja Vetëvendosje, i cili në balotazh ka shkuar me kandidatin e AAK-së, Smajl Latifi, tha se programi i tyre ka rritur mbështetjen e VV-së në Rahovec.

“Nëse krahasojmë votat e vitit 2017 me ato të këtij viti, kemi rritje të përkrahësve të VV-së. Qytetarët po e vlerësojnë programin tonë, duan ndryshim në qytet”, tha Korenica.

“Shumica janë kundër pushtetit dhe për ndryshim. Rritja e VV-së po tregon që kemi shtim të elektoratit, të cilët vijnë të zhgënjyer nga pushteti i partive tjera”.

I pyetur se a do të bëjë koalicion me ndonjë parti para balotazhit, Korenica i ftoi të gjitha partitë që t’i bashkohen për të rrëzuar kandidatin e AAK-së.

“Preferojmë që të shkojmë në koalicion me LDK-në, por nuk përjashtohet edhe mbështetja e PDK-së, por kjo do të varet edhe nga pajtimi i pushtetit qendror”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat