Bartësi i listës së DD-së i reagon ashpër Ramiz Lladrovcit

Aktuale

Bartësi i listës së DD-së i reagon ashpër Ramiz Lladrovcit

Më: 22 tetor 2021 Në ora: 21:29
Salih Dvorani dhe Driton Ajazi

Bartësi i listës së listës të Demokratët për Drenasin, Dr. Salih Dvorani ka reaguar pas fjalëve të kreut të Drenasit, Ramiz Lladrovci ku e quajti opozitën keqbërëse.

Lladrovci në një lidhje direkte tha se komplet kundërkandidatët e tij dhe njerëzit e opozitës janë keqbërës, ndërsa Dvorani ka thënë se ai dhe njerëzit e DD-së, arritjet e tyre i kanë bërë mbi punën e ndershme, teksa ka marrë shembullin e vetës ku për 22 vjet i ka shërbyer pacientëve.

Reagimi i Salih Dvoranit:

Reagim!

Kryetari në ikje nga frika ka filluar me propaganda, duke e quajtur listën tonë si lista e keqbërësve.

Personalisht si prijës i listës kërkoj llogari cila është keqbërja ime edhe e të tjerëve. Thuaje dhe sqaroje lirisht para qytetarëve, se cila paska qenë ajo keqbërje nga unë, apo ndoshta shërbimin që e bëj për pacientat tash e 22 vite ti e quan keqbërje. Personalitetin tim e kam ndërtuar me punë, angazhim dhe sfida. Nuk lejoj që askush ta njollos emrin dhe punën time. Poashtu nuk ma lejon etika që të merrem me ju (kryetar në largim).

Asnjëherë nuk kam pas të ardhura nga shteti nën menaxhimin tim që ti keqpërdori.

Organet e drejtësisë do të merren me ju për propagandat tuaja kundrejt meje dhe subjektit tim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat