Deputeti shqiptar në Serbi godet Vuçiqin

Aktuale

Deputeti shqiptar në Serbi godet Vuçiqin

Më: 23 tetor 2021 Në ora: 12:40
Shaip Kamberi

Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik, Shaip Kamberi, deputet në Kuvendin e Serbisë akuzon presidentin serb Aleksandër Vuçiç se po synon të bëjë lojë të dyfishtë: Atë të paqebërësit në Ballkan por nga ana tjetër po punon për projektin e botës serbe.

"Ka dy standarde të Serbisë e Vuçiç. Vuçiç luan rolin e paqebërësit në Ballkan duke tentuar të lidhë marrëveshje bilaterale e trilaterale për të qenë lider Ballkanit në ndërtimin e paqes. Nga ana tjetër përmes eksponentëve të tij në Beograd, veçanërisht ministri i Policisë që është antishqiptar i dëshmuar, fashist nis projektin e botës serbe. Ajo flet për një botë ku nuk do të ketë vend për të tjerët, prandaj Bota Serbe e Ballkani i Hapur janë në kundërshtim me njëri tjetrin. 

Të mbyllësh kufijtë për pakicat, e të drejtat e komunteteve që jetojnë në Serbi, e  bashkëpunimit me shtetin amë dhe të kërkosh hapjen e kufijve për të gjithë serbët që jetojnë në rajon, janë aspirate territorial ndaj Kroacisë e Bosnje Hercegovinës. Po shihet roli i Millo Radonikut. Në Maqedoni, në Mal të Zi, në veriun e Kosovës Serbia po luan rolin e destabilizuesit të Ballkanit Perëndimor dhe rrezikshëm po cënon paqen” tha Kamberi në Shkodër në një prononcim për median në kuadër të një aktiviteti të ndodhur në Shkodër.

Kamberi këmbëngul në kërkesën e Shqiptarëve të Luginës së Preshevës që ky komunitet të jetë në agjendën shtetërore të dy shteteve, Kosovë e Shqipëri.

“Kemi kërkuar që në agjendën zyrtare të Shqpërisë e Kosovës të jetë Lugina e Preshevës në kuadër të një program shtetëror e jo partiak për të ndalur shpopullimin e shqiptarëve.

Do të jetë paradoksale të kemi miqësi mes Serbisë e Shqipërisë e kjo të miqësi të mos reflektojë pozitivish në të drejtat e shqiptarëve. Ne po presim.  Nuk mund të shkojmë në një proces të bashkëpunimit ndërshtetëror nëse Serbia mohon gjysmën e popullit shqiptar. Ajo dëshmiron miqësi me Shqipërinë duke mohuar Kosovën e shqiptarët në Luginë e Preshevës dhe këto janë parimet me dy standarde”

Kamberi thotë se shqiptarët në Luginën e Preshevës po përballen me diskriminimin e shtetit serb prandaj është i domosdoshmëm bashkëpunimi me Kosovën e Shqipërinë në mënyrë që të hartojnë program të veçantë për të ndihmuar Luginën e Preshevës në momentet më të vështira me regjimin totalitar të Millosheviçit.

”Në asnjë rast Beogradi nuk ka dëshmuar vullnet politikë për të zbatuar tre marrëveshjet e firmosura me Beogradin me praninë e ndërkombëtarëve dhe sillet në pozita diskriminuese.

Si mosnjohja e diplomave të të rinjve shqiptarë, ata që mbarojnë shkollat e larta të Universitetin e Kosovës. Kjo është gjenerata e 13 që nuk u njihen diplomat. Mos integrimi i shqiptarëve në organet shtetërore, përdorimi zyrtar i gjuhës shqipe, Mos integrimi në insituticione” .

Një problem i madh është ai ekonomik pasi po ndikon në shpopullimin e Luginës së Preshevës.

“Ka mungesë presketive ekonomike pasi shteti “nuk lejon” apo  krijon hapësira që investitorët të vendosen në qendra të ndryshme të Serbisë por jo në Luginën e Preshevës duke mbajtur aty forca të jahtëzakonshme speciale duke dëshmuar një gjëndje të pashpallur të jashtëzakonshme dhe kjo largon investitorët.

Për shkak të mungesës së sigurisë diaspora nuk ka besim e as siguri për të investuar prandaj problemi ekonomik po ndikon në shpërnguljen e shpopullimit të Luginës së Preshevës." 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat