A do të lejohen dasmat dhe hapja e klubeve të natës me masat e reja?

Aktuale

A do të lejohen dasmat dhe hapja e klubeve të natës me masat e reja?

Më: 23 tetor 2021 Në ora: 17:16
Foto ilustrim

Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin e ri për masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19.

Në masat e reja që janë publikuar nga Qeveria, klubet e natës vazhdojnë të jenë të mbyllura dhe dasmat nuk lejohen të mbahen.

“Pavarësisht numrit të personave, ndalohet veprimtaria e klubeve të natës si dhe organizimi i festivaleve, koncerteve, ekskursioneve, pelegrinazheve, dasmave, fejesave, ahengjeve familjare dhe shoqërore, në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Ndryshe, sipas njoftimit nga Qeveria, është zgjatur mundësia e qarkullimit të qytetarëve deri në ora 00:00,nga 22:00 sa ka qenë deri tash.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat