PDK reagon për kërcënimet ndaj Lladrovcit

Aktuale

PDK reagon për kërcënimet ndaj Lladrovcit

Më: 23 tetor 2021 Në ora: 19:48
Ramiz Lladrovci

Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Faton Abdullahu, ka dënuar ashpër kërcënimet e fundit ndaj kryetarit të Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci.

Abdullahu ka shkruar në faqen e tij në Facebook se Partia Demokratike e Kosovës është e interesuar jetësisht që vullneti i qytetarëve të Kosovës të shprehet lirshëm dhe të vijë në shprehje përmbajtësisht demokracia, pa kurfarë dallime dhe në të gjtha komunat e Kosovës.

“Jemi kundër çdo keqpërdorimi, kundër çdo shkelje të procedurave dhe kundër çdo kërcënimi që ky vullnet të ndryshohet. Jemi të shqetësuar dhe të brengosur për rastin e Drenasit, konkretisht kërcënimit që iu është bërë në adresë të kryetarit aktual dhe të ardhshëm të Komunës së Drenasit, Ramiz Ladrovci”, tha Abdullahu.

Zëdhënësi i PDK ka kërkuar nga organet kompetente që të zbardhin çdo kërcënim dhe të ndërmarin masa adekuate kundër të gjithë atyre që guxojnë të kërcënojnë këdo në Kosovë.

“Vullneti i qytetarëve të Drenasit nuk mund të ndryshohet më kërcnime. Demokracia, konkretisht vullneti i lirë i qytetarëve të kësaj komune do të ngadhnjej dhe PDK mbron me konsekuencë këto vlera”, tha Abdullahu.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat