Doli fitues në Gjilan, kjo është pasuria e Alban Hysenit

Aktuale

Doli fitues në Gjilan, kjo është pasuria e Alban Hysenit

Nga: A.M. Më: 24 tetor 2021 Në ora: 14:33
Alban Hyseni

Në zgjedhjet lokale të mbajtura më 17 tetor, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Hyseni doli fitues në komunën e Gjilanit.

Edhe pse Komisioni Qendror Zgjedhor ende nuk i ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve lokale, Hyseni ka 231 vota më shumë se kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Por, për shkak të rezultatit të ngushtë, Hyseni do të përballët në balotazh me Lutfi Hazirin.

Por cila është pasuria e Alban Hysenit, që synon të udhëheqë e Gjilanin për 4 vitet e ardhshme?

Në Agjencinë kundër Korrupsionit, Hyseni ka deklaruar se posedon  tri shtëpi dhe një “vikendicë”.

Image
Pasuria

Shtëpitë janë në pronësi të përbashkët, kurse “vikendica” është në pronësi të deklaruesit.

Po ashtu, Hyseni ka në pronësi një veturë e cila është blerë në vitin 2017.

Image
Pasuria

 Gjithashtu, ai ka deklaruar edhe paratë e mbajtura në institucionet financiare.

Kandidati i VV-së në njërën nga banka në Gjilan ka të kursyera 700 euro.

Image
Deklarimi i pasurise

Edhe pse Hyseni është ligjërues në një kolegj privat, ai është duke e paguar borxhin e studimeve.

Sa i përket të hyrave vjetore, ai merr tri paga. Një nga Kuvendi i Kosovës, dy të tjera nga kolegjet private.

Image
Deklarimi i pasurise
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat