Doli partia më e votuar nga Diaspora, LDK: Mërgatë, faleminderit!

Aktuale

Doli partia më e votuar nga Diaspora, LDK: Mërgatë, faleminderit!

Nga: M.L. Më: 24 tetor 2021 Në ora: 22:40
Foto ilustrim

Lidhja Demokratike e Kosovës, ka falënderuar mërgimtarët për votat e tyre në zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Në një njoftim për medie, LDK shkruan se ka marrë 3164 vota nga diaspora.

Njoftimi i plotë i LDK-së:

Mërgatë, faleminderit!

LDK-ja, partia më e votuar nga mërgata. Pas përfundimit të numërimit të votave me postë, kandidatët e Lidhjes Demokratike të Kosovës janë votuar më së shumti nga mërgata jonë.

LDK-ja ka marrë gjithsej 3164 vota.

Falënderojmë mërgatën tonë anekënd botës për mbështetjen.

LDK, për të gjithë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat