Presidentja Osmani organizon sonte Darkën e Lamës

Aktuale

Presidentja Osmani organizon sonte Darkën e Lamës

Më: 25 tetor 2021 Në ora: 12:07
Vjosa Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, mbrëmjen e kësaj të hëne do të organizoj Darkën e Lamës.

Osmani këtë festë të moçme shqiptare do ta organizoj bashkë me prodhuesit vendor.

“Në orën 18:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në bashkëpunim me prodhuesit vendor, organizojnë festën e moçme shqiptare, Darka e Lamës” thuhet në njoftimin e Zyrës së Presidentes.

Kujtojmë se festa e njohur si “Darka e Lamës” tradicionalisht është shënuar në Kosovë nga ish-presidenti Ibrahim Rugova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat