Gjykata Supreme e aprovon kërkesën e PDK-së në Han të Elezit

Aktuale

Gjykata Supreme e aprovon kërkesën e PDK-së në Han të Elezit

Më: 25 tetor 2021 Në ora: 14:05
Foto ilustrim

Kolegjet e Gjykatës Supreme kanë vendosur lidhur me tri ankesat e pranuara ndaj vendimeve të Panelit për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), që kanë të bëjnë me parregullsitë në procesin zgjedhor për zgjedhjet lokale të mbajtura me 17 tetor 2021.

Kolegji i Gjykatës Supreme e ka aprovuar si të bazuar ankesën e kandidatit për kryetar të komunës së Hanit të Elezit, Mehmet Ballazhi, nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), dhe ka anuluar vendimin e PZAP-së, duke e kthyer çështjen në rivendosje.

Kolegji i Gjykatës Supreme e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e subjektit politik Lista e Pavarur Bekim Jashari, me seli në Skenderaj, e paraqitur kundër vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa Anr.673/2021, Anr.674/2021, Anr.675/2021, Anr.676/2021, Anr.678/2021, Anr.679/2021 të gjithë të datës 20.10,2021, Anr.671/2021, Anr.672/2021, dhe 680/2021. Ankesa e subjektit të njëjtë, kundër vendimit të PZAP-së, A.nr.637/2021 hidhet si e palejuar.

Kolegji i Gjykatës Supreme e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e Xh.S., anëtare e Komisionit zgjedhor në Vendvotimin QV2614/01D nga subjekti politik “Lëvizja Vetëvendosje”, e paraqitur kundër pikës III të vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), A.nr.630/2021, të datës 20.10.2021.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat